E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela Gaçe mes studentëve, këngëtarja i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Këngëtarja Aurela Gaçe dhe moderatori Blendi Salaj i janë bashkuar qytetarëve dhe studentëve që po protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

gace aurela proteste

Të dy janë filmuar këtë të martë mes turmës së protestuesve, në aksin kryesor të kryeqytetit, ku prej ditësh vijojnë tubimet kundër situatës politike në vend.

Prania e tyre vjen në një kohë kur protestës po i bashkohen edhe emra të njohur të artit, medias dhe jetës publike. Ndërkohë, tubimi vijon mes tensioneve dhe pranisë së shtuar të forcave të policisë në bulevard.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›