E Enjte, 5 Nëntor 2026

Austin në Vietnam për forcimin e marrëdhënieve ushtarake

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin u takua me homologun e tij vietnamez në Hanoi në një vizitë që analistët thonë se synon të forcojë bashkëpunimin ushtarak për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në rajon.

Vizita e Austin shënon të parën e një anëtari të shquar të administratës Biden në Vietnam.

Ai mbërriti në Hanoi pas një udhëtimi në Singapor dhe para se të vizitonte Filipinet.

Austin u takua me ministrin vietnamez të Mbrojtjes, Phan Van Giang, gjatë të cilit ata diskutuan çështje të trashëgimisë së luftës si pastrimi i minave tokësore dhe pasojat e ”Agjentit Orange”.

Ata gjithashtu nënshkruan një memorandum mirëkuptimi duke theksuar angazhimin e Amerikës për të ndihmuar Vietnamin për gjetjen e eshtrave të ushtarëve amerikanë, të rënë në Luftën e Vietnamit.

Austin gjithashtu theksoi se SHBA do të ndihmojnë Vietnamin të përmirësojë aftësinë e tij të sigurisë detare.

Komentet e tij vijnë mes lidhjeve më të thella mes dy ish-armiqve, ndërsa pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore bëhen më të forta.

Në nëntor 2019, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Asper i dhuroi Vietnamit një anije luftarake të rojes bregdetare për të forcuar patrullat e saj detare./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›