Australi, banorët evakuohen për shkak të zjarrit
Në zonat bregdetare të Queenslandit në Australi, janë regjistruar vatra të shumta zjarri, të cilat kanë detyruar autoritetet të evakuojnë zonat e banuara , sidomos ato në afërsi të parkut kombëtar. Zjarrfiëkësit
besojnë se zjarret mund të jenë vënë nga ndonjë pushues në piknik, dhe për pasojë kanë djegur rreth 12 000 hektarë tokë. Autoritetet shtetërore në të gjithë Australinë e kanë ndaluar ndezjen e zjarreve në ditët e nxehta, por mesa duket banorët nuk ua vënë veshin thirrjeve të autoriteteve. Ekipet e emergjencave thonë se u përgjigjen me një mesatare prej rreth 70 ankesash në ditë, pas rritjes së temperaturave edhe pse jemi në nëntor.
Temperaturat pritet të arrijnë në 39 gradë Celsius të shtunën dhe 40 gradë Celsius të dielën.