E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, nga përmbytjet 75 viktima

Situata vazhdon të mbetet alarmante në Queensland të Australisë ku autoritetet njoftojnë se shirat e rrëmbyeshëm kanë provokuar dëme të mëdha materiale por ajo c'ka është më e rëndë, është fakti se numri i viktimave po shtohet. Deri tani besohet se kanë humbrur jetën 75 persona nga këto përmbytje dhe qindra të tjerë janë evakuar. Ndërkaq një valë e nxehtë ka përfshirë juglindjen e Australisë. Temperature rekord janë regjistruar në Melburn dhe Adelaide, vende ku janë regjistruar edhe viktimat. Por një rrezik i madh paraqitet për vendasit edhe nga krokodilët që kanë vërshuar rrugëve. Të paktën tre prej tyre janë parë në afërsi të Normanton-it. Megjithatë ka gjasa që banorët në tropikun verilindor të Australisë të mund t'i rikthehen normalitetit, pasi duket se reshjet kanë nisur të pakësohen pas disa ditësh rrebeshi te vazhdueshëm. 62 % e Queenslandit, shteti i dytë më i madh i Australisë, u godit nga kjo fatkeqësi natyrore. Autoritetet lokale deklaruan gjendjen e emergjencës pasi disa qytete janë praktikisht nën ujë, dhe shumë zona të tjera janë izoluar tërësisht. Disa nga banorët e këtyre zonave thonë se kurrë s'kishin parë përmbytje të tilla. Sezoni i reshjeve në Australi ka nisur që në dhjetor të vitit të kaluar. Banorët janë paralajmëruar të kenë kujdes jo vetëm nga krokodilët, por edhe nga gjarpërinjtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›