E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, sërish zjarr, evakuohen banorët

Më shumë se 100 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në jug të Australisë, në shtetin Victoria, pasi të tjera vatra zjarri kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit. Autoritetet njoftojnë se zjarret kërcënojnë jetën e banorëve të komunitetit dhe për këtë arsye kanë paralajmëruar njerëzit që të kenë kujdes. Vatrat e reja të zjarrit janë registruar vetëm dy javë pasi katastrofa më e madhë për këtë vend, e provokuar nga zjarret masive shkaktoi më shumë se 200 të vdekur. Të paktën dy zjarrfikësa që po përballen me flakët në Victoria, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spital për tu kuruar. Ndërkaq autoritetet locale tregojnë se deri tani është shkatërruar një shtëpi në afërsi të Melburnit. Zjarfikësat njoftojnë se banorët kërcenohen nga flakët të cilat favorizohen edhe nga erërat e forta, temperaturat e larta dhe thatësira e madhe. Personat e evakuuar janë strehuar në një kamp të ndërtuar nga autoritetet në pritje që zjarret të shuhen dhe rreziku të kalojë. Policia vazhdon gjithashtu të bëjë një punë paralajmëruese duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonave të kërcënuara. Më herët autoritetet njoftuan se zjarret që përfshinë australinë rreth dy javë më parë provokuan një bilanc prej 210 viktimash, ndërsa shkatërruan 1800 shtepi, dhe lanë të pastrehe 7000 banorë të Victories.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›