E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Australia mund Perunë me penallti dhe fluturon për në Katar

Australia merr biletën për Katar 2022. Kombëtarja e drejtuar nga Graham Arnold mundi Perun në fund të penalltive. Një lojë pa emocione të mëdha, si në nëntëdhjetë minuta ashtu edhe në kohën shtesë. Australianët e nisën dobët serine e goditjeve nga pika e bardhë, me Martin Boyle që gaboi përballë portierit peruan, Pedro Gallese. Për të dënuar Perunë ishin gabimet e mëpasshme të Advincula  dhe ai i Valera në penalltinë e fundit vendimtare.

Kështu Perusë i prishet ëndrra për t’u rikthyer në kampionatet botërore për edicionin e dytë radhazi pas atyre në Rusi në vitin 2018, një ngjarje e paharrueshme për shtetin e Amerikës së Jugut, duke qenë se pjesëmarrja e mëparshme daton në vitin 1982. Mbështetja e të gjithë tifozëve blanquirroja që ishin në gjendje ta ndiqnin ndeshjen nga shtëpia falë qeverisë peruane, e cila kishte shpallur një festë kombëtare për të lejuar të gjithë të ndiqnin ndeshjen.

Për Australinë kjo është pjesëmarrja e pestë radhazi në kampionatet botërore nga 6 gjithsej (1974, 2006, 2010, 2014, 2018). Hrustic dhe shokët e tij kompletojnë grupin B të Kupës së Botës, i përbërë nga kampioni në fuqi, Franca, Danimarka dhe Tunizia.

Mund të jetë një imazh i teksti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›