Australian Open 2024, shifra të çmendura!

Australian Open 2024 do të jetë gjithashtu një edicion rekord për çmimin, i cili është rritur me 13% krahasuar me vitin 2023. Shuma e përgjithshme është 86.5 milionë dollarë australianë, që korrespondon me më shumë se 53 milionë euro, gati dy milionë më shumë se Ëimbledon, shifra më e lartë ndonjëherë. Çmimet për Slamin e parë të vitit 2024 janë identike për meshkuj dhe femra. Fituesit do të marrin 3.15 milionë dollarë australianë (1.93 milionë euro).
Finalistët e mundur do të mund të ngushëllohen me një çek prej 1.058 milionë euro. Rritja nuk ka të bëjë vetëm me finalistët, por përfshin të gjithë tenistët: vetëm prezenca e tyre në shortin kryesor vlen 73600 euro, me një ndeshje të fituar arrin në 110400 euro.
Çmimet e Australian Open
RUNDI I PARË: 120,000 dollarë australianë (73,650 euro)
RUNDI I DYTË: 180,000 dollarë australianë (110,480 euro)
RUNDI I TRETË: 255,000 dollarë australianë (156,513 euro)
RUNDI I 16: 373,000 dollarë australianë (230,167 euro)
ÇEREKFINALE: 600,000 dollarë australianë (368,267 euro)
GJYSMËFINALE: 990,000 dollarë australianë (607,641 euro)
FINALISTI: 1.725 milionë dollarë australianë (1.058.768 milionë euro)
FITUESI: 3.15 milionë dollarë australianë (1,933,403 milionë euro)