Australian Open, eliminohet Murray

Nuk mund të vazhdojë rrugëtimin në Australian Open, Andy Murray. Ish-numri 1 në botë, 5 herë finalist i këtij turneu nuk ka arritur të rikuperojë fuqitë, pas lodhjes në ndeshje e mëparshme kundër Basilashvilit, të cilin e mundi vetëm pas 5 setesh të lodhshme. Skocezi, ish-numri 1 në botë, që iu rikthye fitores në Melbourne pas 5 vitesh mungese, është mundur 3-0 nga japonezi Daniel me sete 6-4. Murray, pikërisht në Australi kishte deklaruar tërheqjen e tij nga tenisi para tri vitesh. Por u rikthye pas operacionit në ije. Andrey Rublev ka shkëlqyer në fitoren e tij ndaj lituanezit Berankis, pas fitores 3-0 me sete, 6-4, 6-2 e 6-0. I ka mjaftuar vetëm 1 orë e 24 minuta lojë, tenistit rus për të kaluar në turin e tretë.
Tashmë Rulev do të përballet me një tenist me përvojë, kroatin Marin Cilic, finalist në Australian Open në 2018, i cili ka mundur 3-1 slovakun Norbert Gombos. Edhe Tsitsipas ka kaluar në turin tjetër të Australian Open. Por tenistit grek i është dashur të qëndrojë në fushë për gati 3 orë e 22 minuta lojë, e të luftojë si luan për të arritur fitoren ndaj argjentinasit Sebastian Baez, të cilin e ka mundur 3-1, me sete 7-6, 6-7, 6-3 e 6-4. Në turin e tretë Tsitsipas do të përballet me Paire që mundi Grigor Dimitrov 3-1. Në konkurrimin për femra në Australian Open, fillojnë të eliminohen emra të rëdësishëm.
Ajo që largohet nga skena këtë radhë, është Garbine Muguruza, e cila është eliminuar në turin e dytë me një dopio 6-3 me sete, nga francezja Cornet. Francezja në turin e tretë do të përballet me sllovenen Tamara Zidansek. Një tjetër big largohet nga arena e Australian Open. Bëhet fjalë për numrin 6 në botë, Anett Kontaveit. Ajo është mundur 2-0 me sete 6-2 e 6-4 nga 19-vjeçarja daneze Clara Tauson, numri 39 në botë, pas një orë e 19 miutash lojë. Turin e kanë kaluar edhe Sëiatek e Pavlychenova.