E Enjte, 5 Nëntor 2026

Australianët mendojnë se ka vdekur Madonna, jo Maradona

Australianët kanë ngatërruar legjendën e futbollit Maradona me divën e pop-it, Madonna, pas lajmit të hidhur të vdekjes së argjentinasit, ditën e djeshme.

Në rrjetet sociale u panë shumë “RIP MADONNA”, pasi fansat lexuan keq emrin e 60-vjeçarit argjentinas.

Maradona ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e tij në Tigre të Argjentinë, pak ditë pasi doli nga spitali. “El Pibe De Oro” iu nënshtrua para pak ditësh në ndërhyrje kirurgjikale në tru.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›