Austri, të shtëna me armë zjarri, raportohet për disa viktima

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur në një sinagogë në kryeqytetin austriak, Vjenë. Britma dhe sirena policie dëgjohen nga postimet e nxjerra në rrjetet sociale. Ministria e Brendshme e Austrisë, deri më tani, ka raportuar se ka disa të vdekur dhe disa të plagosur, lidhur me këtë incident. Policia vjeneze u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg nga vendi i ngjarjes, pasi policia po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit. Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë. /rtsh.al