Austria, 150 ushtarë të tjerë në Bosnje

Në tre muajt e ardhshëm Austria do të dërgojë 150 ushtarë shtesë në kuadër të misionit EUFOR, në Bosnje e Hercegovinë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, të cilat iu referohen burimeve pranë Ministrisë austriake të Mbrojtjes.
“Do ta dyfishojmë kontigjentin tonë në BeH”, ka deklaruar zëdhënësi i këtij dikasteri, Shtefan Hirsh.
Austria ka vendosur kështu që të dërgojë ushtarë shtesë në Bosnje dhe jo në Liban, sic iu sugjerua nga Kombet e Bashkuara.