E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Austria frenon rritjen e qirave/ Masa synon që të mbrojë më të prekurit nga inflacioni i lartë

Qeveria austriake nuk do të lejojë rritjen e qirave më shumë se 5% përgjatë tre viteve të ardhshme. Ky vendim i ekzekutivit që përbëhet nga konservatorët dhe të gjelbrit vjen në kuadër të masave që po ndërmerren për të luftuar inflacionin.

WERNER KOGLER

ZV/KANCELAR I AUSTRISE

 

“Gjatë tre viteve të ardhshme, qiratë do të rriten vetëm një herë në vit me një maksimum prej pesë përqind. Nga ky vendim do të përfitojnë 75 për qind e të gjitha qirave ndërsa aktualisht po hartojmë edhe zgjidhje më afatgjata.”

Sipas parashikimeve të ekspertëve, në rast se qeveria nuk do të ndërhynte, vitin e ardhshëm disa sektorë të tregut të pasurive të paluajtshme do të pësonin një rritje prej 15 për qind të qirasë.

Norma vjetore e inflacionit në eurozonë arriti deri në 5.3% muajin e kaluar, ndërsa një vit më parë ishte 8.9%.

Zyra statistikore e Bashkimit Evropian gjithashtu bën të ditur se normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Belgjikë, Luksemburg  dhe Spanjë, ndërsa niveli më i lartë u arrit në Hungari me 17.5%.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›