E Hënë, 2 Nëntor 2026

Austria propozon integrim gradual në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Një valë e re moti të keq ka përfshirë disa zona të Greqisë, ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë pritet t&eu...

13:36

Austria propozon integrim gradual në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 3 June 2022

Pas propozimeve të presidentit të Francës, Emanuel Macron, për krijimin e një “Bashkësie politike evropiane” dhe të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për “Bashkësi gjeopolitike evropiane”, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian po dalin po gjithashtu me ide për forcimin e lidhjeve të vendeve të rajonit të Ballkanit me BE-në. Në një “non-paper”, Austria ka propozuar një “integrim gradual” të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë nga Ballkani Perëndimor. “Ne duhet të mendojmë përtej mjeteve ekzistuese të zgjerimit dhe fqinjësisë dhe të përdorim potencialin e papërdorur deri më tani. Përgjatë rrugës drejt anëtarësimit të plotë, ne duhet të krijojmë mundësi që këto vende t’i integrojmë në fushat politike, të cilat kanë përfitime konkrete për kandidatët dhe qytetarët e tyre”, thuhet në këtë dokument jozyrtar të Austrisë.Austria argumenton se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës e ka ndryshuar mjedisin gjeopolitik dhe mund të ketë ndikim negativ edhe në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke e afruar konfliktin në mes të Evropës.

“Ne duam dhe kemi nevojë t’i kemi vendet e rajonit në anën tonë. Ata janë partnerë kyçë dhe pjesëtarë përbërës të familjes evropiane, Prandaj duhet ta rimendojmë qasjen tonë ndaj zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë. Zgjerimi nuk është vetëm një procedurë burokratike, por instrumenti më i fuqishëm gjeostrategjik”, thuhet në këtë dokument.

Austria pranon se procesi i deritashëm i zgjerimit nuk ka sjellë rezultatet e duhura në vitet e fundit dhe ka çuar deri te frustrimi në rajon. Austria propozon që të ketë integrim gradual në tregun e përbashkët të BE-së, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes së mallrave, lehtësimin e tregtisë mes rajonit dhe BE-së, heqjen e tarifave doganore për prodhimet bujqësore, lirinë e lëvizjes së punëtorëve, shërbimeve dhe kapitalit. Po ashtu, Austria propozon pjesëmarrjen në politikat e BE-së në fushën e mjedisit dhe energjisë, përfshirjen në rrjetet trans-evropiane të transportit dhe në shumë fusha tjera.

Procesi i integrimit do të mbetej i bazuar në merita dhe secili vend do të vlerësohej në bazë të përshtatjes me standardet e BE-së dhe reformat. Qasja në fondet e BE-së, sipas këtij dokumenti, do të ishte një motiv për reforma dhe përshtatje me politikat e BE-së. Nga aspekti politik propozohet që të ftohen vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në takimet joformale të Këshillit të BE-së, ndërsa në institucionet tjera të Bashkimit Evropian të kenë një status të vëzhguesit. Së paku një herë në vit do të duhej të kishte samite të përbashkëta të liderëve të BE-së me kolegët nga Ballkani Perëndimor. Shumë nga këto ide pritet të diskutohet në ditët në vijim në vizitat e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe të vendeve anëtare në rajon. Ndërsa, diskutimet kryesore do të zhvillohen më 23 qershor në Bruksel kur zhvillohet takimi i liderëve të rajonit dhe atyre të BE-së. REL

Viti 2021 ka qenë i mbarë për pak aktivitete ekonomike, ndërsa ka rezultuar i vështrë për shumë të tjerë. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT,...

Grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn nuk do të jetë nesër në Kuvend kur të votohet kandidati për president. Lajmin e bëri të ditur vetë Alibeaj në një dalje për ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi votimin për president, pasditen e së shtunës. Kreu i PD tha se procesi nuk do të bojkotohet, ndërsa th...

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë të përjavshme për mediat, ka bërë thirrje që anëtarët e bordet për vendosjen e çmimeve të japin dorëheqjen, për...

Kuorumi për mbledhjen e Gjykatës së Lartë është plotësuar me dekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta të Sokol Ngresit. Ngresi është përzgjedhur për t’u e...

Kalimi i shërbimeve online nga 1 Maji vlerësohet si i parakohshëm nga biznesi për shkak se sistemi i e-Albania nuk ka arritur të përballojë këtë fluks. Bllok...

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të premte kryesinë e partisë dhe mësohet se fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Mbrëm...

Një 55-vjeçar ra në pranga e policisë së Mallakastrës, ndërsa babai i tij u procedua penalisht, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Në kuadër të ...

Naim Bajri, 68-vjeç, është viktima e radhës e përplasjeve me armë mes fiseve në Shkodër, që kanë shkaktuar dhjetra të vrarë në këto vitet e fundit. Biznesmeni u...

Një krim i rëndë zgjoi banorët e Shkodrës mëngjesin e kësaj të premte. Mësohet se në lagjen Rus është ekzekutuar me armë zjarri një person, dhe një tjetër ka mb...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›