E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autizmi studimi italianEfekti i terapise i matshem

Studimi i publikuar ne Journal of autism and developmental disorders
Deshmon se do te jete e mundshme te verifikohet ecuria e trajtimeve reabilituese duke kontrolluar lidhjet e substances se bardhe te trurit dhe duke qartesuar here pas here se cila nderhyrje eshte me efikase.

Ne kete zbulim u arrit permes rezonances manjetike me nje teknike moderne DTI Diffusion Tensor Imaging qe lejon te shihen lidhjet mes zonave funksionale cerebrale dhe per te vezhguar modifikimet qe ndodhin ne nivelin e fibrave te neuroneve gjate seiciles terapi.

Studimi dhe zbulimi eshte kryer nga Francesca Benassi e Qendres se studimeve Neuroabilitative CBAPP dhe Leonardo Emberti Gialloretti i Universitetit te Romes Tor Vergata dhe nis nga nje baze e verifikuar qe eshte ne autizem nuk jane te demtuara pjese te vecanta te trurit por lidhja mes tyre. Eshte e domosdoshme te vezhgohen keto demtime per te korrigjuar shqetesimet permes terapive qe mund te zgjasin dhe gjate gjithe jetes.

Studimi flet per permiresime akoma jo per sherime. Pra asnje shprese false. Rruga eshte e gjate dhe per tu eksperimentuar por mund te jete rruga e drejte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›