E Enjte, 5 Nëntor 2026

Autobuzi Durrës-Porto Romano merr flakë në lëvizje/ Pasagjerët dhe shoferi shpëtojnë pa lëndime

Autobuzi urban i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë duke u djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16: 30 në kohën që autobuzi udhëtonte drejt Porto Romanos.

Fillimisht është konstatuar një re tymi që ka hyrë në mjediset e brendshme,  ndërsa më pas pasagjerët kanë zbritur të gjithë.

Flakët e kanë përfshirë shumë shpejt të gjithë autobuzin, duke krijuar edhe një shtëllungë gjigande tymi.

Mjetet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë fikur pas disa minutash. Nuk ka pasur dëmtime të pasagjerëve apo shoferit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›