E Shtunë, 31 Tetor 2026

Automjeti përfundon në kanal, plagosen rëndë katër persona

Berat, 13 korrik NOA Katër persona të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ura Vajgurore-Poshnje në Berat.

Aksident automobilistik ndodhi sot kur një automjet tip-Benz me targa BR 0457 B që drejtohej nga Bujar Xhaxhaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me thellësi rreth 5 metra.
Kalimtarët e rastit njoftuan menjëherë forcat e policisë të cilat mbërritën në vendin e ngjarjes.

Policia ka mundur të nxjerrë personat e bllokuar në automjet duke i transportuar ata me urgjencë në spitalin e Beratit.

Burime nga policia thanë se në automjet ndodheshin katër persona të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Sipas mjekëve drejtuesi i mjetit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa pasagjerët e kanë kaluar rrezikun.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›