E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Automjeti përplas biçikletën në Pogradec, një i plagosur

Një aksident është regjistruar në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë, Pogradec. Një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›