E Enjte, 5 Nëntor 2026

Automjeti përplas motorin e policisë, plagosen dy inspektorë

Një motori i policisë është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja është regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, Tiranë.

Si pasojë janë dëmtuar dy punonjës të policisë, të dy inspektorë. Raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›