E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Automotoparku i parë shqiptar në Elbasan, Rama ndan video nga punimet

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i ndërtimit të Automotoparkut të parë në vend.

Automotoparku po ndërtohet në Krastë të Elbasanit.

Sipas kreut të qeverisë, kjo platformë e re ultramoderne, do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj.

Automotoparku do të jetë multifunksional, jo vetëm për gara me makina, por edhe për funksione edukative, kulturore, trajnuese si edhe rekreative, duke u kthyer në një pol të ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin, si dhe në një destinacion të ri turistik.

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›