E Diel, 1 Nëntor 2026

Autor i dyshuar i 12 rastesh vjedhjesh në kioska, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Një 23-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Tiranë si autor i dyshuar i 12 rasteve të vjedhjes në kioska dhe i vjedhjes së një biçiklete.

Veprimet hetimore dhe operacionale u kryen menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve për vjedhje gjatë periudhës prill–maj 2026 në kioskat që funksiononin në zona të ndryshme.

I riu me inicialet Xh. M. u vu në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ka kryer vjedhje të tjera.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›