E Diel, 1 Nëntor 2026

Autori zbulon: Batmani është homoseksual

Share

Ai është një nga superheronjtë më të mëdhenj në botë. I fortë, plot sekrete, i pashëm dhe mesa duket homoseksual.

Në botimin e majit të Playboy, autori i sagës Batman, Grant Morrison, 52 vjeç, thotë se Batman nuk pëlqen gratë.

Ishte përfolur më parë se Batman e Robin ishin gej, por tani Morrison thotë se Batman është shumë, shumë gej.

Nuk mund ta mohoj, i gjithë koncepti është homoseksual, thotë ai.

Por Morrison është i bindur se njerëzit do e pëlqejnë homoseksualitetin tek Batman.

I pari libër me ilustrime i Batman doli përpara 73 vitesh.

Superheroi Bruce Wayne ka pasur mikesha me kalimin e viteve, por lidhjet nuk kanë qenë dhe aq të qëndrueshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›