E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet kosovare mohojnë negociatat për lejimin e nënshkrimit të protokollit

Prishtinë, 11 shtator, NOA Ndërsa disa media publikuan lajmin se Prishtina është në negociata e sipër për të lejuar nënshkrimin e protokollit EULEX-Serbi, një fakt i tillë është mohuar në mënyrë kategorike nga autoritetet e larta zyrtare kosovare.

Udhëheqësit e Kosovës duke kundërshtuar lajmin, pohuan se nuk janë pjesë e diskutimeve për protokollin e bashkëpunimit policor ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit duke ngulur këmbë në refuzimin e plotë të tij.

Nga ana tjetër, ata theksuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me praninë civile ndërkombëtare.

Ndërkaq, në disa media qarkulloi lajmi se marrëveshja me Prishtinën për ti dhënë dritën e gjelbër nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi është çështje orësh dhe jo ditësh.

Duke cituar një zyrtar të lartë evropian, lajmi pohonte se po negociohet për këtë çështje mes presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, si edhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith.

Duke dhënë garancinë e tij se protokolli nuk do të cenojë sovranitetin e Kosovës, pretendohet se Feith po kërkon të bindë përfaqësuesit kosovarë të pranojnë protokollin, gjë që kundërshtohet prej tyre në mënyrë kategorike.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›