E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti i Konkurrencës gjobit me6 mln lekë, 6 kompani për abonetë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË - Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka vendosur në total 6 milionë lekë të reja gjobë për 6 kompani të transportit urban të udhëtarëve.

Nga hetimi rezulton se ndërmarrjet “FERLUT” SHA, “TIRANA LINES” SHA, “ALBA TRANS” SHPK, “TIRANA URBAN TRANS” SHA, “PARKU I TRANSPORTIT URBAN TË UDHËTARËVE” SHPK dhe “OTTO-AL” SHPK me anë të vendimeve të marra në SHKTQ kanë bërë një marrëveshje, si pasojë e së cilës kanë kufizuar tregtimin e 50% të sasisë së aboneve të studentit, për vitin 2007 dhe rreth 80% të sasisë së aboneve të studentit për periudhën 2008-2012.

Vendimet për të kufizuar sasinë e tregtimit të biletave të pajtimit mujor (abone) studenti, përbëjnë evidenca direkte të një marreveshje, si pasojë e së cilës është ulur pavarësia vendimmarrëse e palëve. Në bazë të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, kjo përbën një marrëveshje të ndaluar, sipas Autoritetit.
 
Si përfundim Komisioni i Konkurrencës, vendosi:

I. Lidhur me mosnjhjen e abonesë pa kartonin shoqërues:

1. Të gjobisë ndërmarrjen “FERLUT” SHA, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 337,133 lekë;
2. Të gjobisë ndërmarrjen “TIRANA LINES” SHA për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 424,080 lekë;
3. Të gjobisë ndërmarrjen “TIRANA URBAN TRANS” SHA, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 828,274 lekë;

II. Lidhur me kufizimin e tregtimit të sasisë së aboneve të studentit, për vitet 2007-2012

1. Të gjobisë ndërmarrjen “FERLUT” SHA, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 1,263,618 lekë;
2. Të gjobisë ndërmarrjen “TIRANA LINES” SHPK për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 777,618 lekë;
3. Të gjobisë ndërmarrjen “ALBA-TRANS” SHPK, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 615,434 lekë;
4. Të gjobisë ndërmarrjen “TIRANA-URBAN-TRANS” SHA, për pjesëmarrje në marrëveshje të ndaluar, në shumën prej 1,302,498 lekë;
5. Të gjobisë ndërmarrjen “PARKU I TRANSPORTIT URBAN TË UDHËTARËVE” SHPK, për pjesëmarrje në marrëveshjen të ndaluar, në shumën prej 530,906 lekë;

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›