E Diel, 1 Nëntor 2026

Autostrada Durres- Kukes 6 kilometra nga perfundimi

Eshte drejt perfundimit loti i fundit i autostrades Durres- Kukes ne segmentin Kalimash- Morine e cila do shkurtoje akoma me shume rrugen per udhetaret e saj. Sipas kompanive qe kane punuar per ndertimin e saj aktualisht kane perfunduar 97 e punimeve dhe ka filluar procesi i asfaltimit te trasese ndertimi i sinjalistikes rrugore si dhe ndertimi i skrapatave mbrojtese anesore.

Inxhinieret ndertues thone se e gjithe kjo rruge apo ky segment i fundit qe do i bashkohet gjithe trasese se autostrades eshte i gjate 6 kilometer dhe i gjere 22 meter. Ai eshte konsideruar si me i veshtiri pasi kalon neper nje terren mjaft te thyer dhe ku problemet gjeologjike kane qene te shumta per shkak te shkembinjve dhe shtresave te tokes te cilat shpesh here kane bere qe punimet te mos avancojne.

Ne kete segment jane ndertuar 10 ura mes te cilave me e gjata e gjithe autostrades Durres-Kukes me nje gjatesi 440 meter dhe lartesi 75 meter. Ndertimi i ketij segmenti ka nisur 26 muaj me pare nje vit pasi ka nisur ndertimi i loteve te tjera te te gjithe autostrades dhe perfundimi i tij eshte parashikuar ne fillim te muajit nentor.

Ndertimi i ketij loti eshte mundesuar fale financimit te Bankes Qendrore Islamike dhe qeverise shqiptare me nje shume prej 50 milion dollaresh.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›