Autostrada, ngricat nuk pengojne punimet ne Durres-Kukes
Me gjithe ngricat dhe reshjet e debores te fillimit te janarit, punimet ne autostraden Morin - Kukes - Durres, nuk jane nderprere. Burime zyrtare te prefektures se Kukesit, thane dje per ATSH-ne, se nga firmat private punohet kryesisht ne vepra te artit, ne montim te armaturave te urave, apo ne punime dytesore te trasese se autostrades. Nderkohe, punimet per ndertimin e tunelit te Kalimashit, pjese e kesaj autostrade, pavaresisht nga moti i keq, nuk jane nderprere per asnje cast, ndersa ritmet e ndertimit jane pershpejtuar. Sipas informacioneve, ritmet e punes per ndertimin e tunelit jane normale, ndersa deri tani, eshte bere e mundur hapja ne te dy krahet e dy tuneleve ne nje gjatesi prej mbi 2,5 kilometrash, pohojne burimet zyrtare te prefektures se Kukesit. Ndertimi i dy tuneleve, secili me nje gjatesi prej 5,5 kilometrash, eshte nje nga veprat me te veshtira te artit te kesaj autostrade, ndertimi i te cilave parashikohet te perfundoje ne fund te gjashtemujorit te pare te vitit 2009. Tunelet jane pjese e segmentit Rreshen-Kalimash, qe po ndertohet nga kompania "Bechtel Enka", me nje gjatesi prej 60,8 kilometrash. Vec dy tuneleve, secili me gjatesi prej 5,5 kilometrash, ne ndertim jane edhe 27 ura. Per realizimin ne afat te te gjithe punimeve, kompania ka angazhuar rreth 2400 punonjes, prej te cileve 600 jane te huaj, si dhe 1200 mjete e makineri te ndryshme. Nderkohe, ne segmentin e autostrades Morin-Kalimash, jane angazhuar 8 firma te tjera private, te cilat po punojne me ritme te larta.