E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Avatarë që flasin shqip…”, Erikleo Çepa: Dua të vazhdoj atë çka NEXA la në gjysmë

Erikleo Çepa, i ftuar në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, ka ndarë vizionin e tij për të ardhmen e komunikimit virtual dhe mundësitë që ofron Realiteti Virtual (VR). Ai ka theksuar se dëshiron të vazhdojë zhvillimin e projekteve të kompanisë NEXA, e cila ka lënë në gjysmë disa ide inovative.

Çepa ka shpjeguar se përmes syzeve VR dhe teknologjive të tjera, do të jetë e mundur që avatarët të flasin shqip dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në mënyra që nuk kanë ekzistuar më parë. Ai ka theksuar rëndësinë e krijimit të një përvoje të ngjashme me realitetin, ku individët mund të komunikojnë dhe të ndihen të pranishëm, pavarësisht distancës fizike që mund të ketë midis tyre. Një tjetër ide që Çepa ka ndarë është përdorimi i dorezave me neurone të specializuara, që do të mundësojnë ndjesinë e prekjes dhe ndërveprimit fizik gjatë bisedave virtuale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›