Aventurat e Putin ne timonin e nje nendetesje

Zhytja 50 metra në ujërat e Detit Balltik për të parë rrënojat e një frigate të fundosur në shekullin e 19-të.
Kjo ishte aventura e radhës e Presidentit rus, Vladimir Putin, i famshëm për ekspeditat e tij të vecanta e të shumta. I veshur sportiv, me xhaketë të zezë, xhinse ngjyrë blu dhe një palë atlete të bardhë, shefi i Kremlinit zbarkoi në bordin e një mini-nëndetësje, sigurisht i shoqëruar nga kamerat e shumta që e ndiqnin dhe e drejtoi atë drejt rrënojave të anijes së fundosur në shekullin e 19-të. Anija e fundosur në Gjirin e Finlandës i përket forcave detare të ish-Rusisë perandorake dhe është fundosur gjatë një beteje të zhvilluar në zonë. / Top Channel