E Diel, 1 Nëntor 2026

Aviacioni italian patrullim ne kufijte e Shqiperise

Me kerkese te NATO-s, Aviacioni Ushtarak italian do te filloje patrullimin e hapesires qiellore kombetare shqiptare.

Aleanca Atlantike ka angazhuar edhe Greqine ne dhenien e nje kontributi per te garantuar vigjelimin e qiejve te partnerit te ri te saj, Shqiperise.

Aktiviteti qe i eshte kerkuar Italise eshte praktikisht perdorimi i avioneve zbulues ne kohe paqeje, me qellim ruajtjen e integritetit te nje hapsire te caktuar kombetare ajrore.

Per te kryer keto vigjelime duhet nje organzim mjaft kompleks njerezish, mjetesh dhe procedurash. Ne rastin e Shqiperise do te perdoren avione Euroflighter te repartit te 36-te te Gioia del Colle te Barit dhe avione F16 te forcave greke, te koordinuar nga grupet e radareve te Otrantos e Napolit.

Prej vitit 2007 aeronautika italiane garanton vigjelimin e ruajtjen edhe te hapesires kombetare ajrore te Sllovenise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›