Avionët luftarakë izraelitë sulmojnë Gazën

Ushtria izraelite ka kryer 3 sulme ajrore në Rripin e bllokusr të Gazës. Sipas informacioneve të marra nga Anadolli Agency , avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruan 3 pika që u përkisnin grupeve të rezistencës palestineze në qytetin Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza nuk njoftoi nëse kishte ndonjë viktimë si rezultat i sulmit, ndërsa ushtria izraelite ende nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me sulmin ajror.
Ndërkohë një palestinez u qëllua për vdekje herët të martën pasi ushtarët izraelitë sulmuan kampin e refugjatëve Balata në veri të Bregun Perëndimor. Burimet spitalore palestineze thanë se një civil u vra gjatë përleshjeve që shpërthyen me ushtarët izraelitë pasi sulmuan kampin e refugjatëve. Disa dëshmitarë okularë për Anadolli Agency thanë se ushtarët izraelitë sulmuan kampin Balata për të arrestuar disa palestinezë, ndërsa përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës. Përplasjet zakonisht shpërthejnë pasi forcat izraelite sulmojnë qytetet dhe vendbanimet palestineze, për të arrestuar palestinezët që nuk largohen nga shtëpitë e tyre për ti hapur rrugën ndërtimiti të lagjeve të reja herbreje .