Avioni kolumbian ndahet në tri pjesë nga vetëtima, 1 e vdekur 34 të lënduar

Bogota, 16 gusht, NOA Një boing 737, i kompanisë ajrore kolumbiane Aires është copëtuar në tri pjesë gjatë uljes së tij në aeroportin e ishullit San Andres, në Paqësor.
Sipas mediave vendase bëhet e ditur se avioni boing 737 ishte goditur nga një vetëtimë, në momentet e fundit të uljes në tokë.
Mësohet se nga incidenti ka gjetur vdekjen një pasagjere, ndërsa janë lënduar 34 persona.
Sipas të dhënave në momentin e incidentit aeroplani boing 737 kishte në bordin e tij plot 121 pasagjerë, dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.
mit/NOA