Avioni me 13 persona në bord zhduket nga radarët
"Kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e avionit", deklaroi Smith para anëtarëve të parlamentit australian, duke shtuar se avioni fluturonte nga kryeqyteti Port Moresby drejt fshatit Kokoda, një destinacion mjaft popullor për turistët australianë.
Sipas Smith për shkak të destinacionit, mendohet se në bordin e avionit gjendeshin edhe shtetas australianë. Ndërkohë sipas televizionit "Sky TV", tetë australianë gjendeshin në bordin e avionit të zhdukur.
Kokoda është një qendër turistike shumë e preferuar për turistët australianë, që e vizitojnë këtë zonë, ku gjatë Luftës II Botërore forcat australiane zmbrapsën trupat japoneze.