E Enjte, 5 Nëntor 2026

Avioni rrëzohet pranë pistës në Gjermani/ Dy të plagosur, shkak mjegulla dhe errësira

Një avion i vogël është rrëzuar ne Stuttgart në Gjermani dhe dy persona janë plagosur.

Siç raportohet, avioni i vogël është rrëzuar disa qindra metra larg pistës së uljes.

Avioni i tipit Cessna C-172, një mjet ajror me katër vende, ishte nisur në orën 15:39 nga Leutkirch në Allgäu dhe aksidenti thuhet se ka ndodhur në orën 16:21 pranë aeroportit të Stuttgart-it.

Në momentin e aksidentit, ka qenë errësirë dhe zona përreth aeroportit e mjegullt, gjë që mund të jetë bërë shkak për aksidentin./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›