E Enjte, 5 Nëntor 2026

Avioni rumun nis ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tomorit

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun “Spartan” me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar me të gjitha forcat për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›