E Martë, 3 Nëntor 2026

Avioni rus hyn në Suedi, autoritetet në Stokholm: Veprimet e Moskës janë të papranueshme

Një avion luftarak rus, shkeli hapësirën ajrore të Suedisë në lindje të ishullit baltik, Gotland, ndërsa u përball me avionët luftarakë suedezë.

Në njoftimin e ushtrisë thuhet se avioni rus, i llojit SU-24, nuk i ishte përgjigjur paralajmërimeve.

Shefi i forcave të armatosura të Suedisë, Jonas Wikman tha se veprimet e Rusisë janë të papranueshme dhe se u ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme.

Edhe më herët Rusia ka shkelur në disa raste territorin e vendit nordik, i cili është bërë pjesë e nato-s pas luftës në Ukrainë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›