E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatët bojkotojnë procesin, shtyhet seanca për “Partizanin”

Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani” është shtyrë për më 28 shtator.

Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm asnjë nga avokatët e palëve. Mbrojtësit kishin paraqitur kërkesa për shtyrjen e seancës, duke iu referuar vendimit të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e proceseve gjyqësore.

Në seancën e parashikuar për sot pritej të dëshmonte ish-gjenerali Vladimir Qirjazi.

Gjykata pritet të vijojë shqyrtimin e çështjes më 28 shtator, kur parashikohet të zhvillohet seanca e radhës.

Të bashkëpandehur në proces janë, kryedemokrati Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, që sipas SPAK është përfituesi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv, Partizani, Fatmir Bektashi, që ndërtoi 17 pallate mbi këto troje dhe një notere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›