E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatet do te apelojne kunder dorezimit te Mlladicit ne Hage

Ata ekzistojne vertet njerezit te cilet therrasin emrin e Ratko Mlladicit me altoparlante dhe e konsiderojne ate nje hero. Disa mijera prej tyre iu pergjigjen thirrjes se Partise Radikale Serbe dhe u mblodhen te dielen ne mbremje 29.5. para parlamentit ne Beograd. Lidija Vukicevic Ne kemi ardhur per te protestuar paqesisht kunder arrestimit te turpshem te heroit serb gjeneralit Ratko Mlladic.

Nder oratoret ne miting ishte edhe Darko Mlladic djali i ish-komandantit te serbeve te Bosnjes Kush thote se Ratko Mlladic ka qene nje hakmarres genjen. Ai ishte mbrojtes i popullit te tij dhe i popujve te tjere. Ai nuk ka luftuar kunder popujve te tjere apo besimeve te tjera por per lirine e popullit te tij. Sipas tij gjykata e Hages eshte nje institucion antiserb dhe babai i tij nuk e ka vendin atje pasi eshte i pafajshem.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demonstrata kunder dorezimit te Mlladicit

Per viktimat asnje denim nuk i rikthen jetet e humbura

Ne veshet e viktimave keto fjale tingellojne me siguri si tallje. Zumra Shahomerovic ka humbur te shoqin ne lufte. Ai ishte nje nga 8.000 viktimat e masakres se Srebrenices per te cilen Gjykata e Hages ben pergjegjes Ratko Mlladicin. Pas shume vitesh Zumra Shahomerovic eshte rikthyer ne Srebrenice.

Zumra Sahomerovic Per krimet e Mlladicit nuk ka denim te pershtatshem. Edhe nese denohet me burgim te perjetshem cfare eshte kjo Asnje jete e humbur nuk rikthehet me. Ajo qe ka ndodhur nuk mund te zhbehet. Megjithate eshte e rendesishme qe ai te dale para drejtesise dhe te vuaje denimin per kete krim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga demonstratat

Por kusht per kete eshte qe Ratko Mlladic te dorezohet vertet ne Hage. Drejtesia serbe ne fund te javes se kaluar dha driten e gjelber. Pritet megjithate qe avokatet e 69-vjecarit ta apelojne vendimin per shkak te gjendjes se keqe shendetesore te klientit te tyre. Por vezhguesit presin qe ky apelim te mos kete ndonje ndikim tjeter vec ndoshta shtyrjes se dorezimit ne Hage.

Ne Beograd masat e sigurise jane shtuar dukshem qe prej arrestimit te Mlladicit. Edhe gjate mitingut te Partise Radikale diten e diele 29.5. ishin te pranishme forca te shumta policore. Megjithate pati trazira te renda me shume te plagosur. Me shume se 100 demonstrues kryesisht te rinj u arrestuan perkohesisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›