Avokatët nuk paraqiten në gjykatë, gjobiten me 60 mijë lekë/ Shtyhet seanca për masën e sigurise ndaj Leli Kajës

Është shtyrë seanca për caktimin e masës së sigurisë për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit.
Në seancë nuk u paraqit asnjë avokat, përfshirë edhe ata kryesisht të thirrur nga gjykata. Për ta u vendos gjobë nga 60 mijë lekë. Dita e premte, ora 09:00 është afati i fundit për masën e sigurisë ose në të kundërt, Kaja lirohet.
Në seancë me gjyqtar Bib Ndrecën, Kaja, i cili u arrestua më 5 tetor nën akuzën e korrupsionit pasiv, ishte i pranishëm. Ai ka deklaruar se kërkon mbrohet nga avokati pavarësisht se është dhe vetë jurist