E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati: Almir Rrapo po mbahet padrejtsisht n paraburgim

Avokati mbrojtës i ish-zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes Almir Rrapo, i cili arrestua disa javë më parë në ambasadën amerikanë në Tiranë, pretendon se klienti i tij po mbahet pa të drejtë në paraburgim, kur kjo masë sigurie ka përfunduar 24 orë më parë.

"Seanca për rishikimin e masës ndaj Almir Rrapos po shtyhet pa asnjë motiv", deklaroi sot avokati Ardian Visha.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë ekstradimin e Rrapos, pasi akuzohet për disa vepra të kryera në këtë shtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›