E Enjte, 5 Nëntor 2026

Avokati: Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e vëllait të Arben Ndokës!

Avokati i njohur Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV bëri një deklaratë të fortë për Ilir Metën. Zoti Beqiri tha se Meta urdhëroi vrasjen e vëllait të deputetit të PS-së Arben Ndoka.

“Ky vend ka qenë i mbuluar me kriminalitet. Burimi i kriminalitetit është politika. Të gjitha këto organizata kriminale i ka pjellë, i ka nxitur, i ka mbajtur gjallë, i ka përdorur politika. Këta kanë qenë ekzekutorët e veprave që përgatiste politika. Deri dhe te privatizimet, koncesionet, tenderët e ndryshëm. Ata kanë qenë krahu i armatosur i politikës me qëllim që kur nuk ecte fjala, për të tërhequr nga gara dikë përdorej pistoleta. Këta janë të lidhur kokë e këmbë me krimin. Deputeti i PS-së gjeti rrugën e gabuar dhe për këtë ai do përgjigjet deri në atë shkallë sa do e hetojnë dhe gjykojnë. Por të mos harrojmë që i vranë vëllanë. Aleksandër Ndoka u vra me urdhër të Ilir Metës. Është e vërtetë kjo. E di gjithë Lezha konfliktin që pati Aleksandër Ndoka me gruan e Ilir Metës dhe nuk është hera e parë që jep urdhra të tillë Meta. Ai dha urdhër për ta vrarë Tom Doshin dhe kjo është ende çështje e hapur. Iu benë tre atentate atij që ngacmonte Monika Kryemadhin. Dhe ai u arratis nga vendi.”, tha Idajet Beqiri në DritareTV.

Avokat Idajet Beqiri: Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e vëllait të

Si u vra Aleksandër Ndoka!

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, u vra më 9 dhjetor 2017. Babai i katër fëmijëve ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës që prej vitit 2015 dhe ishte pronar i një biznesi privat. Ai ndodhej duke parkuar makinën përpara shtëpisë, në lagjen “Nënë Tereza”, kur u ekzekutua me breshëri plumbash. Hetuesit thanë në atë kohë se autorët e këtij atentati kishin patur informacion të saktë mbi lëvizjet që kryente objektivi i tyre ose e kanë ndjekur atë. Rruga në afërsi të banesës është parë si vendi më i përshtatshëm, për shkak se është ngushtë dhe viktima nuk ka patur mundësi largimi.

Avokat Idajet Beqiri: Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e vëllait të

Sipas ekspertëve të kriminalistikës, Aleksandër Ndoka ka qenë duke kthyer makinën për të hyrë në banesë dhe është qëlluar teksa po ecte mbrapsht. 14 plumba u qëlluan ndaj tij dhe 9 prej tyre e kanë prekur në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dy ishin pistat kryesore që hetoi në atë kohë policia, ajo e konflikteve personale apo anëtarëve të tjerë të familjes Ndoka dhe ajo e vrasjes për shkak të detyrës.

Prej vitit 2013, 48-vjeçari kishte mbajtur detyra në administratën lokale në Lezhë, jurist në Hipotekë dhe këshillin e qarkut si dhe nga 2015 anëtar i këshillit bashkiak. Ndërsa muaj para vrasjes ai ishte emëruar edhe kryeinspektor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Veriun./dritare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›