E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati: Jackson mund te kete abuzuar me ilacet

Avokati dhe perfaqesuesi i familjes se Michael Jackson, Brian Oxman ka shprehur dyshimet e tij se vdekja e Mbretit te Pop-it mund te kete ardhur nga substancat farmaceutike qe merrte.

“Michael merrte disa ilace farmaceutike per te kuruar dhimbjet qe kishte ne parakrah dhe ne shpine te mbetura si pasoje e nje rrezimi qe ka patur ne nje koncert. Kuren e merrte per t’u parapergatitur per 50 koncertet e Londres”- deklaroi Brian Oxman.

Autopsia e trupit te Michael Jackson e cila pritet te dale sot pasdite do te zbardhe edhe shkaqet e verteta qe i shkaktuan atakun kardiak qe i solli vdekjen popstarit.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›