E Hënë, 2 Nëntor 2026

Avokati humbi ndjenjat në Gjykatë në Tiranë, policia zbulon shkakun e vdekjes

Avokati Gjovalin Ulndreaj ka humbur ndjenjat gjatë një seance në Gjykatën e Apelit të Tiranës më 28 janar 2025.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por pas ndërhyrjes së mjekëve, 59-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator.

Ulndreaj ka pasur një karrierë të gjatë si avokat dhe ka ushtruar më parë detyrën si oficer policie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›