E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Assange sulmon Kryeministin suedez

Avokati i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, sulmoi Kryeministrin e Suedisë, duke thënë se kritikat e tij ndaj klientit që përfaqëson kanë dëmtuar shanset për një “gjyq të drejtë” në vendin skandinav.

Avokati Geoffrey Robertson pretendoi, përpara një gjykate britanike që po shqyrton kërkesën e ekstradimit të 39-vjeçarit në Suedi për akuzat e përdhunimit, se deklaratat e Kryeministit Reinfeldt kanë qenë në mungesë të plotë me parimin e supozimit të pafajsësisë.

Autoritetet suedeze i kanë hedhur poshtë këto akuza. Assange, një qytetar australian, u mbajt në burg në Angli për nëntë ditë, pas një kërkese për arrestim dhe ekstradim nga shteti suedez.

Ai akuzohet për përdhunimin e dy grave gjatë një vizite në Stokolm, gjatë gushtit. Gjykata angleze hodhi poshtë akuzën e ekstradimit në shkallën e parë, për shkak të mungesës së provare, por drejtësia suedeze paraqiti çështjen në gjykatën e apelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›