Avokati i Platini akuzon Infantinon: “Komplot për të ndaluar Michel të bëhej president i Fifa-s”
Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...
18:52
Avokati i Platini akuzon Infantinon: “Komplot për të ndaluar Michel të bëhej president i Fifa-s”
Lapsi.al21 June 2022
Këto janë ditë vendimtare për Michel Platinin, i cili më 8 korrik, me sa duket, do të mësojë rezultatin e gjyqit që e sheh atë të akuzuar, së bashku me ish-presidentin e FIFA-s Sepp Blatter, për akuzat e mashtrimit, falsifikimit dhe menaxhimit të korruptuar. E nga gjykata e Bellinzonës, ku po zhvillohet gjyqi, nga avokati i francezit kanë ardhur akuza të rënda kundër numrit 1 aktual të organizmit më të lartë të futbollit botëror, Gianni Infantino.
“FIFA dhe presidenti i saj Gianni Infantino kanë bërë gjithçka për të siguruar që prokurori federal të shkarkojë përfundimisht Michel Platinin, për ta penguar të jetë në gjendje ta sfidojë atë për vendin e numrit 1 në futbollin botëror”. Kështu deklaroi Dominic Nellen, avokati gjermanishtfolës i ish-presidentit francez të UEFA-s, gjatë fjalës së tij para tre gjyqtarëve të Gjykatës së Bellinzonës, për gjyqin ndaj francezit dhe Sepp Blatter për pagesën e pretenduar të paligjshme të atëherë presidentit të FIFA-s për ish-Topin e Artë. Sipas L’Equipe, në sallën e gjyqit të Bellinzonës po flitet edhe për dyshime për marrëveshje të fshehtë mes FIFA-s dhe gjykatësve zviceranë, të shfrytëzuar nga kampi i Platinisë për ta ‘politizuar’ këtë proces.
Platini është rikthyer në gjykatë këtë të hënë pas një jave mungesë, i ulur në rreshtin pas atij që zë Blatter dhe avokati i tij, Me Lorenz Erni. Ish-kampioni francez ka mbështetur gjithmonë tezën e një komploti kundër tij, ndaj dhe avokati i tij ka kërkuar shfajësimin e të gjitha akuzave ndaj tij. Për Platini dhe Blatter janë kërkuar njëzet muaj burgim me pezullim të dënimit për mashtrim, shpërdorim detyre, menaxhim të padrejtë dhe falsifikim letrash me vlerë. Tashmë pritet përgjigja e Infantinos.
Të jesh një nga lojtarët më të fortë në planet ndonjëherë nuk mjafton për t'i bërë bashkatdhetarët të të duan. Madje as ish-trajnerin e tij. Nëse dikush është s...
Vapa e Milanos nuk i shqetëson aspak Lautaro Martinez dhe Agustina Gandolfo, të cilët kanë përfituar për një dolli në fresk, direkt nga pishinë: sulmuesi i Inte...
Mattia De Sciglio, njeriu më i përfolur se nuk meriton të jetë në skuadrën ku është rrëfen për veten e tij, në një intervistë të gjatë për Cronache di Spogliato...
"Një premtim është një premtim" shkruan Fikayo Tomori, duke bërë tag Tiemoué Bakayoko në Instagram. Mbrojtësi i Milan i ka lyer flokët e verdha, duke qenë se ki...
Shorti për kalendarin e Serie A 2022/2023 është caktuar për të premten në orën 12 në mesditë (13 gusht 2022/4 qershor 2023). Ashtu si vitin e kaluar, do të jetë...
Aurelio de Laurentiis, gruaja e tij Jacqueline Baudit, djali i tyre Edoardo dhe vajza e tyre Valentina po hetohen për kontabilitet të rremë në kuadër të transfe...
Për të paktën një herë, pa asnjë merkato futbolli apo analizë taktike, José Mourinho ka dhënë një intervistë për Forbes duke u fokusuar në aspektet më psikologj...
Dukej si një marrëveshje tashmë e mbyllur, e kompletuar me një njoftim të ardhshëm zyrtar, por tani ardhja e Paulo Dybala te Inter është shtyrë. Zikaltrit në di...
Manchester United ka nisur kontaktet e para me Christian Eriksen. BBC raporton se optimizmi po rritet në shtëpinë e Red Devils për ta sjellë danezin nën urdhëra...
Christophe Galtier do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germain. Sipas L'Equipe, tani pritet vetëm statusi zyrtar. Parisienët janë gati të paguajnë dëmshpërbl...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.