E Enjte, 5 Nëntor 2026

Avokati i Salianjit: E duan në burg që ta mënjanojnë se është kundërshtar i fortë

Avokati Redi Ramaj e cilësoi vendimin e Gjykatës së Apelit, një vendim “për t’i shërbyer pushtetit”.

“Është e qartë, u kuptua që vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë ishte një vendim politik dhe Gjykata e Apelit la në fuqi një vendim politik. Ky është rasti kur një deputet i opozitës dënohet për një denoncim ‘të rremë’, në mënyrë të paprovuar. Bëhet për t’i shërbyer pushtetit, që para zgjedhjeve, kundërshtarë të fortë si Salianji të mënjanohen.

Ramaj u shpreh se kundër vendimit të Apelit, do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë”.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Apeli pranoi një kërkesë të avokatëve të Geron Xhafës për të marrë si provë një vendim për pushimin e hetimeve të dhënë nga gjykata e krimeve të rënda për klientin e tyre, por pas tërheqjes për shqyrtim, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me burg.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›