E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatja Kastrati Lane leketvodhen vetem dosjen

Jalldyz Kastrati avokatia e nje sere ceshtjesh penale qe ra preh e grabitesve dy dite me pare tregon ne nje interviste pasojat e vjedhjes se dokumentave dhe mos prekjes se asnje sendi me vlere ne automjetin e saj. Avokatia ngre dyshime te forta se persona te pales se dyte qe mund te jene ne konflikt me klientin e saj dokumentat e te cilit jane vjedhur mund te kene gisht ne aktin kriminal te shenuar ne oret e para te mengjesit te se Dieles. Vete e demtuara tregon se pasi eshte njohur mbi ngjarjen nga oficeret e komisariatit nr.3 ka mbetur e befasuar per shkak se sipas saj gjate karrieres se saj si avokate ska krijuar asnje konflikt me klientet qe ka mbrojtur ne gjykate. Gjate intervistes Jalldyz Kastrati spranon te tregoje se cfare permpajtje kishin dokumentat e grabitura dhe se kujt te pandehuri i perkisnin ato duke shtuar se smund te flase me emra konkrete per shkak se i prish qetesine klientit te saj. Kastrati shton se ne kroskotin e makines ndodheshin 4 mije leke te cilat ajo i mbante per lavazhin e makines para keto qe sjane prekur nga grabitesit. Sipas saj mes sendeve me vlere nuk eshte prekur dhe kasetafoni. Kohet e fundit avokatia Jalldyz Kastrati ka perfaqesuar mbrojtjen e saj ndaj kengetarit Arkimed Lushaj ose sic njihet ndryshe me emrin e artit Stresi. Po keshtu ne mbrojtjen e saj kane qene disa anetare te bandes se Durresit dhe asajt te Cerrikut si Indrit Taullai dhe Llazar Bicja.
Zonja avokate si e mesuat lajmin per grabitjen e automjetit
Ne fakt mua me ka lejmeruar policia e Tiranes heret ne mengjes duke me thene se makines qe e kisha parkuar poshte pallatit i kishin thyer xhamin. Jam cuar me shpejtesi pasi u tremba se cfare mund te kene mare. Kur shkova makina po kontrollohej nga punonjesit e komisariatit nr.3. Une kam pare vete sendet qe mungonin brenda ne automjet. Nga ato qe pashe mnesova se vetem canta ime e punes mungonte.
Po cfare kishte ne cante per vec disa dokumentave qe policia ka bere te ditur
Eumlshte e vertete qe ne cante ka pasur vetem dokumenta dhe asnje gje tjeter me vlere financiare qe do i hynte ne pune autoreve. Canta ndodhej ne sediljen e pasme te makines time. Autoret pasi kane thyer xhamin kane mare canten te cilen e kane hapur. Brenda ne te ndodheshin dhe dy kodet penale te cilat autori i ka nxjere nga canta dhe i ka lene ne sedilje. Me sa duket atij i jane dashur dokumentat qe ndodheshin brenda ne cante te cilen e ka mare se bashku me letrat.
Po mbase kur eshte larguar e ka hedhur dhe canten ne rruge pasi ka pare qe skishte para apo euro
Kete nuk e di te sigurt se cfare ka bere autori me canten dhe me dokumentat. Ato i perkisnin nje klientit tim qe akuzohet per nje ceshtje penale emrin e te cilit une smund tjua them per shkak se i prish qetesine. Per canten une dhe policia kemi bere kontroll rreth lagjes si dhe ne kazanat e plehrave qe ndodhen afer vendit te ngjarjes pos skemi gjendur asnje gjurme te saj.
Po kujt mund ti hynin ne pune ato dokumenta dhe se cfare demi mund tju sjellin ju pasi nje kopje e dosjes ndodhet ne prokurori dhe mund te meret serisht dosja nga ana juaj
Realisht une nuk me di se kujt mund ti hyjne ne pune dokumentat. Ate mund ta dije vetem ai qe i ka grabitur pasi dhe policia deri tani ska asnje informacion. Nga eksperienca ime si avokate une skam pasur ansje konflikt me klientet e mi. Mund te them se vjedhja duhet te jete kryer nga persona te dyte qe kane lidhje me klientin qe une mbroj ligjerisht. Nuk mund ta kuptoj se pse duhet te grabiste canten me dokumenta kur ne makine mund te merte dhe materiale te tjera.
Pse ne automjet sipas jush ndodheshin dhe sende me vlere.
Ne automjet jo se kishte sende me vlere te shtrenjte por ne kroskotin e makines ndodheshin 4 mije leke qe une i mbaja per lavazhin e makines te cilat nuk jane prekur fare nga grabitesi. Hajduti po te kishte hyre per te vjedhur lek ato para mund ti kishte mare menjehere ose do te kishte mare kasetafonin e makines i cili skishte levizur fare nga vendi.
Po ne polici keni dhene deshmi ne cdrejtim e keni orientuar policine
Jam pyetur ne polici dhe kam dhene shpjegime per aq sa di. Une si kam orientuar ne asnje drejtim punonjesit e policise pasi dhe vete nuk di se per cfare te kete ndodhur kjo grabitje. Gjate kesaj kohe kam menduar se kush mund ta kete kryer nje veprim te tille por nuk kam arritur te nxjerr nje perfundim dhe te dyshoj mbi ndonje person konkret pasi maredheniet me klientet e mi i kam pasur dhe i kam shume te mira.
Cfare do te thote kjo qe ju apo klienti qe ju mbroni nuk dyshoni ne asnje person
Deri ne keto momente une skam asnje dijeni se kush mund ta kete bere. E thashe me lart qe mund te jete ndonje person i pales se dyte qe mund te kete konflikt me klientin tim por per te thene emra konkrete une smund te them pasi nuk di kush e ka bere kete veprim. Une personalisht jam ndier shume e tronditur pasi kam mbrojtur ne gjykate ceshtje shume te rendesishme ne gjykaten penale te Tiranes dhe ate te Krimeve te Renda dhe se sme ka ndodhur asnje gje e kesaj natyre.
Por nga ana e policise keni mesuar se si po shkojne hetimet rreth grabitjes tuaj
Policia ka bere veprimet e saj hetimore. Deri tani dosja eshte pa autor dhe se kam pershtypjen se dosja do vashdoje te qendroje ne polici. Nga kontatktet qe une kam mare me oficeret me kane garantuar se po punojne per zbardhjen e autoreve. Tani te shpresojme per identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›