Axhenda e bisedimeve Prishtine-Beograd percaktohet nga BE dhe SHBA
Serbia do te hyje ne konflikt edhe me BE-ne edhe me SHBA-ne nese vendos qe te vazhdoje te luftoje kunder pavaresise se Kosoves. Rendin e dites te bisedimeve te ardhshme mes Beogradit dhe Prishtines do ta percaktojne SHBA dhe BE. Gjithcka tregon se prioritet ne keto bisedime do te kete gjithcka qe do te jete me e rendesishme nga ana ekonomike dhe shoqerore per konsolidimin e pavaresise se Kosoves para se gjithash tregtia dhe lidhja e autostrades Prishtine-Durres me autostraden Beograd-Selanik. Keto jane disa nga konsideratat e shprehura ne kuadrin e debatit Linjat e kuqe te politikes serbe te iniciuar nga gazeta e perditshme serbe Danas nga analisti politik i njohur amerikan i kompanise TSM Global Consultants te Uashingtonit Obrad Kesic sipas te cilit veshtire se Beogradi do te mund te ndryshonte dicka megjithese mendoj se jane te tepruara dhe jo reale pritjet shpresat e SHBA-se dhe te BE-se se bisedimet do te mund ta vendosnin Beogradin ne nje pozite te tille qe ai ta pranoje realitetin e pavaresise se Kosoves. Megjithese Beogradi tanime ne nje mase te konsiderueshme ka hequr dore nga aduti ne formen e Rezolutes 1244 dhe te rolit te OKB-se mendoj se ai Beogradi do te bente nje gabim te madh nese do te pranonte vetem ndermjetesimin dhe sherbimet e mira te BE-se. Pres qe bisedimet e paralajmeruara te zhvillohen fillimisht ne nje nivel teknik ndersa me pas ne nje moment te caktuar ne to te perfshihen edhe ministrat dhe me vone te shkohet deri te takimi mes Tadicit dhe Thacit. Ne te njejten kohe ashtu si edhe deri tani do te zhvillohen pas dyerve te mbyllura bisedime mes kabinetit te Tadicit dhe Brukselit e Uashingtonit dhe ne kete kuader disa pjesetare te kabinetit presidencial dhe disa ambasadore fluturues te posacem do te kene nje rol kyc.
Sa i perket asaj se si do te mund te zgjidhej ceshtja e uljes ne te njejten tryeze te perfaqesuesve te Beogradit dhe te Prishtines ne organizatat rajonale duke pasur parasysh se zyrtaret kosovare nuk pranojne qe te perfaqesohen nga Kosova/UNMIK politologu amerikan vuri ne dukje se tema e bashkepunimit rajonal ne radhe te pare duhet te vecohet nga ceshtjet politike e ato te statusit dhe te vendoset ne nivelin e ceshtjeve praktike zgjidhja e te cilave do te permiresonte standardin e jetes se serbeve dhe te shqiptareve ne Kosove. Ajo qe thuhet se standardi i jetes atje nuk mund te permiresohet nese Kosova nuk behet anetare e institucioneve nderkombetare nuk ka asnje baze. Serbia do te bente nje gabim te madh nese do te perpiqej qe ti fillonte bisedimet pikerisht nga kjo pike. Kurse pyetjes se ne cfare kushtesh Serbia do te mund ta pranonte hyrjen e Kosoves ne Keshillin e Europes dhe OSBE dhe se cfare duhet te bente Beogradi nese Prishtina paraqet kerkese per pranim ne OKB Kesic iu pergjigj duke theksuar se ne rast se per pushtetin dhe pjesen me te madhe te opozites prioritet kryesor eshte hyrja e vendit ne BE pavaresisht nga fakti nese ky eshte nje objektiv real historia se deri ku mund te shkoje gatishmeria e Serbise per kompromise tani per tani duket pa fund theksoi analisti politik amerikan duke vazhduar me tej Nese kihet parasysh se Serbia do te mund te ndodhej perseri ne nje situate kur do te flitet per nevojen qe edhe pjese te tjera te saj duhet te kene te drejten e vetepercaktimit mendoj se Beogradi duhet ti kundervihet pranimit te Kosoves ne OKB dhe ne te gjitha institucionet nderkombetare.
Ndersa sa i perket asaj nese Beogradi duhet ta mbeshtese hyrjen e serbeve ne institucionet kosovare ne zgjedhjet parlamentare te ardhshme ne Kosove Kesici vuri ne dukje se ceshtjen politike te statusit te Kosoves nuk e zgjidh bashkesia serbe ne Kosove mbi te cilen sidoqofte duke pasur parasysh qendrimin e Beogradit bie e gjithe barra e luftes per teresine tokesore dhe sovranitetin e Serbise. Ne rrethanat e tanishme do te ishte nje veprim i zgjuar nese serbet hyjne ne keto institucione ndersa duhet te ruajne mundesine qe te dalin nga ato sepse ky do te ishte nje adut i tyre kryesor ne bisedimet politike.