E Diel, 1 Nëntor 2026

Axhenda e takimeve te Berishes ne Azerbajxhan

TIRANE- Kryeministri Berisha u nis sot per nje vizite zyrtare ne Republiken e Azerbajxhanit e cila do te zhvillohet nga data 8-10 shkurt 2012.

Gjate vizites Kryeministri Berisha do te takoje Presidentin e Republikes se Azerbajxhanit zotin Ilham Aliyev kryetarin e Kuvendit Oktay Asadov dhe Kryeministrin Artur Rasi-zade me te cilin do te kete nje takim tet a tet i cili do te pasohet nga nje takim mes dy delegacioneve. Ne vijim do te nenshkruhet marreveshja per mbrojtjen dhe nxitjen reciproke te investimeve mes dy vendeve si dhe nje Memorandum Mirekuptimi midis Ministrive te Ekonomise te dy vendeve per bashkepunimin ne fushen e industrise dhe energjise.

Kryeministri Berisha gjithashtu do te takohet edhe me Zevendeskryeministrin Nadir Huseynov Ministrin e Zhvillimit Ekonomik te Republikes se Azerbajxhanit Shahin Mastafayev dhe me komunitetin e biznesit azerbajxhanas.

Fokusi i vizites do te jete konsolidimi i marredhenieve dypaleshe dhe thellimi i tyre ne menyre te vecante i atyre ekonomike ku nje vend te rendesishem do te zene temat e bashkepunimit ne fushen e energjise dhe nxitjes se investimeve.

Kryeministri dhe delegacioni qe e shoqeron do te vizitoje edhe vende me rendesi dhe interes kulturor te kryeqytetit te Azerbajxhanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›