E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhendë e ngjeshur e Ligës Arabe

Doba - Dje në kryeqytetin e Katarit, Doha, nisi punimet samiti i Ligës Arabe. Pikat kryesore të agjendës së samitit janë vendimi për arrestimin e Kryetarin e Shtetit të Sudanit, sigurimi i paqes së qëndrueshme në Lindje të Mesme dhe programi nuklear i Iranit.

Samiti i Ligës Arabe me 22 vende anëtare filloi punimet me pjesëmarrjen e Presidentit të Sudanit Omar Al Beshir, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër arresti.

Presidenti i Sirisë Beshar Esad në fjalën që mbajti në çelje të takimit kërkoi nga liderët arabë te kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për arrest.

Edhe në një projektvendim të përgatitur nga Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe thuhet se liderët arabë qe përkrahin Beshirin janë të një mendimi për anulimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Gjithashtu Esad në fjalën e tij u shpreh se paqja mes arabëve dhe izraelitëve nuk do të mund të arrihet pa dëshirën e Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›