E Diel, 1 Nëntor 2026

Azerbajxhan protesta kunder presidentit Aliyev

Mijëra demostrues u mblodhën në Baku në një prej manifestimeve të rralla të autorizuara në Azerbajxhan.

Ata kërkonin më shumë demokraci dhe liri shprehjeje, lirimin e të burgosurve politikë dhe dorëheqjen e presidentit Ilham Aliyev. Protesta u zhvillua pranë godinës që në fund të muajit maj do të mirëpresë një event ndërkombtar, konkursin mbarëeuropian të këngës, Eurovizion.

Mobilizimi do të vazhdojë edhe gjatë shfaqjes muzikore që qeveria e konsideron si një vitrinë të rëndësishme për vendin. Për këtë aktivitet është ndërtuar një sallë e madhe në gjendje për të mirëpritur 25 mijë persona.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›