E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Azgan, po të lujti njeri me dorë atje brenda…”, të tjera pamje nga dorëzimi i vrasësit të policit (VIDEO)

Të tjera pamje kanë dalë nga momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier pak ditë më parë.

Në video Mërnica duket i qeshur teksa familjarët e marrin me një automjet “Audi” për t’ia dorëzuar Policisë pas disa minutash.

Ndërkohë një familjar duket se i del garant duke i kërkuar të tregojë nëse e dhunojnë në Polici.

“Azgan, po të lujti njeri atje brenda…” – dëgjohet një mashkull.

Ndërkohë dikush i përgjigjet: “Ç’ke se është në besën time…”

Ishin pikërisht negociatat e RENEA me familjen e autorit dhe ultimatumi i vendosur nga njësia speciale pas lokalizimit të tij në një banesë në fshatin Dërmenas që bënë të mundur daljen e Mërnicës nga vendi ku fshihej prej mesditës të së hënës.

Të hënën ai ekzekutoi me një plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›